Lajm i hidhur: Vdes polici Mujë Tahiri

Publikuar më:

Ka vdekur polici, Mujë Tahiri.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datë 02 maj 2025, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë zyrtari policor Muj Tahiri. Më 30 prill 2025, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, iu përkeqësua gjendja shëndetësore, e cila për fat të keq rezultoi fatale. Zyrtari policor Muj Tahiri ishte pjesë e Gjeneratës së 36-të të Akademisë së Policisë dhe e filloi shërbimin në Policinë e Kosovës më 06 tetor 2008. Gjatë gjithë karrierës së tij u dallua për përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm. Pas vetes la bashkëshorten dhe tre fëmijë. Ceremonia e varrimit do të mbahet më 03 maj 2025, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë. Policia Rajonale e Ferizajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zyrtarit policor Muj Tahiri – familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.