Familja Borovci nga Kamenica njofton opinionin e gjerë se më 8 qershor 2025 ka ndërruar jetë vajza e tyre e dashur, Albina Isuf Borovci, në moshë të re.
Albina ishte e njohur për shpirtin e saj të butë, dashurinë ndaj familjes dhe respektin për të gjithë ata që e njohën. Largimi i saj i parakohshëm ka lënë një zbrazëti të madhe jo vetëm në zemrat e familjarëve, por edhe tek miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.
Data, ora dhe vendi i varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim përmes një njoftimi të veçantë.
Familja Borovci falënderon të gjithë ata që po u gjenden pranë në këto çaste të dhimbshme dhe që po ndajnë me ta këtë humbje të rëndë.