Ky është ushtari i FSK-së që u përfshi në hallakamën e ‘Hebs’ – me grushte e sprej ndali 23-vjeçarin që kërkonte ish-të dashurën

Publikuar më:

Ngjarje dramatike që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Hebs”, që gjendet në sheshin “Xhorxh Bush” në afërsi të parkingut nëntokësor në Prishtinë. Ajo që nisi si një hyrje e paautorizuar përfundoi në një përleshje të ashpër fizike, ku të përfshirë mbetën një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një i dyshuar me të kaluar kriminale.

Sinjali ka siguruar identitetin e punëtorit të sigurimit që u përfshi në incidentin dramatik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin “Hebbs” në Prishtinë, ku situata u përshkallëzua në përplasje fizike mes tij dhe një të riu që kishte hyrë me dhunë në lokal.

Bëhet fjalë për Bajram Berishën, pjesëtar aktiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i angazhuar në kazermën e Pomozotinit. Por për shkak të pagës së ulët në institucionin shtetëror, ai është i detyruar të mbajë dy punë – dhe në kohën e incidentit po punonte si sigurim në “Hebs”.

23-vjeçari Gramen Hysenaj kishte hyrë në lokal me nervozë, duke kërkuar ish-të dashurën e tij, të cilën e kishte kanosur më herët përmes rrjeteve sociale. Ai kishte depërtuar deri në kuzhinë, duke shpërfillur urdhrat për t’u larguar.

Kur Berisha u përpoq ta ndalonte, Hysenaj reagoi me dhunë dhe e goditi me grushte. Në vetëmbrojtje, ushtari i FSK-së përdori një sprej neutralizues për ta zmbrapsur të dyshuarin, i cili më pas u ndalua me forcë jashtë lokalit deri në ndërhyrjen e Policisë.

Pas trajtimit mjekësor, Hysenaj është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndërsa rasti po trajtohet si “Sulm”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.