Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu gjatë ditës së sotme kanë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës.
Një urdhërarrest është realizuar nga njësitet e Stacionit Policor Jugu Mitrovicë Jugu rreth orës 12:00, ku është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Rrahmon Xhafa, rreth 43-vjeçar, banues në fshatin Bare të Mitrovicës.
Sipas burimeve, rreth orës 12:00, njësia e urdhëresave ka shkuar në adresën e të dënuarit në rrugën “Agron Xhafa”, ku pas identifikimit, i njëjti është shoqëruar fillimisht në stacionin policor dhe më pas është dërguar në Qendrën e Burgimit në Hajvali për të filluar vuajtjen e dënimit prej 36 muajsh (3 vite) për veprën penale ,,Vrasje e rëndë në tentativë”
Zbatimi i urdhëresës është bërë në bazë të vendimit të Gjykatës