Ky është i arrestuari në Mitrovicë për vjedhje e parave dhe orës në veturën e viktimës

Publikuar më:

Për një rast të grabitjes që ka ndodhur në fund të muajit nëntor në Mitrovicë, Policia ka arrestuar dy persona.

Dy të dyshuarit, një 23-vjeçar dhe një e mitur, po dyshohen se kanë grabitur 200 euro dhe një orë dore në vlerë të qindrave euro nga shoferi i një veture, më 26 nëntor.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka identifikuar dy të dyshuarit, të cilët janë kapur gjatë ditës së djeshme.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për F. H. dhe A.K., e mitura që bashkëpunoi me të dyshuarin kryesor.

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, e mitura ka qenë në veturë me viktimën fillimisht, por pasi i dyshuari ka kryer grabitjen, është larguar bashkë me të dhe siç duket ky ka qenë plani i tyre.

Pas arrestimit dhe intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj Hetemajt, ndërsa e mitura është liruar.

Rasti po hetohet si ‘Grabitje’ dhe brenda afatit ligjor pritet të dorëzohet kallëzimi penal.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.