Ky është avokati që u arrestua, dyshohet se falsifikoi një dokument për ta shitur pronën

Publikuar më:

Një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në kordinim me njësitin kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e avokatit Venhar Hana, ish-shefit të zyrës ligjore në Shoqatën e Sigurimeve.

Hana së bashku me të arrestuarin tjetër D.I – instruktor, dyshohen se kanë legalizuar dokumente të falsfikuara duke shkaktuar dëme milionëshe.

Ish-përfaqësuesi i Byros Kosovare të Sigurimeve, Hana, ishte hetuar nga Njësiti i Inteligjencës Financiare për mënyrën e shitjes së një prone në Çagllavicë e cila ishte nën pronësinë e një shtetaseje serbe, e cila po ashtu dyshohet se kundërligjshëm e kishte zotëruar pronën.

Sipas raportit të NJIF-it të cilin e kishte siguruar Insajderi, prona në fjalë në sipërfaqe prej 536 metrave brenda vitit ishte tjetërsuar për disa herë.

Në këto raste, dokumentet i kishte nënshkruar avokati Venhar Hana, i autorizuar i një serbeje që nënshkruhet si pronare e të njëjtës hise, Slavica (Rade) Mikic e lindur në vitin 1955 në Kraljevë.

Policia në këtë raport nuk përmend të ketë gjetur ndonjë dokument që shitjet janë anuluar, por gjen që për çudi, edhe pse ishte prona e njëjtë, me sipërfaqe identike e numër identik të regjistrimit në kadastër, pesë personave të ndryshëm iu shit me të njëjtin çmim: 9500 euro.

Avokati Venhar Hana për një kohë ka qenë Drejtor i Zyrës Ligjore në Shoqatën e Sigurimeve, derisa në raportimet mediale prej seancave gjyqësore, ka përfaqësuar edhe Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Ndërkaq, sipas komunikatës të përbashkët të Prokurorisë e Policisë, Hana dyshohet për veprat penal “Falsifikim i Dokumentit” nga neni 390, veprës penale “Legalizimi i Përmbajtjes së Rreme” nga neni 395 dhe veprës penale “Mashtrim” nga 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndaj Hanës dhe të arrestuar tjetër është vendosur masa e ndalimit për 48 orë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.