Ky është 74 vjeçari i arrestuar që dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur 

Publikuar më:

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto ngjarje të trishta po ndodhin në shkolla, hapësira publike, kafeteri e qendra të ndryshme gjithandej.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një prind në Prishtinë, i cili bashkë me të bijën kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Siç mëson Gazeta Sinjali për rastin dyshohet Milazim Dragusha, 74 vjeçar, i cili është arrestuar dje nga Policia.

Këtë herë, viktimë është një vajzë e moshës 10-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht në fshatin Bërnicë e Poshtme, në afërsi të një restoranti.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari dyshohet se e ka futur viktimën fillimisht në një market, gjoja për t’i blerë libra e më pas e ka çuar në veturë.

Bazuar në informacionet që posedojnë organet e rendit, i dyshuari e ka kërcënuar të miturën që të zhvishet dhe më pas e ka prekur në pjesët intime.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.