Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme

Publikuar më:

Po bëhen dy muaj prej se Kuvendi i Kosovës po dështon të konstituohet si pasojë e përçarjes së spektrit politik në vend, megjithatë, deputetët përpos pagave që vazhdojnë të marrin pa “punuar fare”, janë kujdesur të angazhojnë edhe asistentë personal, të cilët poashtu paguhen me paga të majme, të cilat sillen nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë.

74 deputetë, nga 120 sa janë gjithsej, tashmë kanë angazhuar zyrtarë të lartë personalë – përkatësisht këshilltarë, asistentë e koordinatorë, të paguar me nga 638 euro bruto në muaj, secili.

Përndryshe, angazhimi i asistentëve bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 për Shtesa mbi Pagën bazë për Deputetë dhe për klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës./Front Online.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.