Kurti e pranon humbjen, por ankohet: Të gjithë u bashkuan kundër VV-së

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë kryetarët e rinj që kanë fituar në komunat ku pati balotazh, duke thënë se do të bashkëpunoj me të gjithë.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitet, i uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do kenë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë beteje më të gjithë ata që luftojnë krimin, dhe do ë mbikëqyr me vëmendje”.

Tutje, Kurti tha se humbja e VV-së në disa komuna, vjen nga bashkimi i të gjithëve kundër kësaj partie.

“Rezultat jo i kënaqshëm për neve, defekte të brendshme që ne duhet t’i analizojmë brenda partisë dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër VV-së”, tha Kurti

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.