Kurti dikur akuzonte PDK-në për bllokim të konstituimit të Kuvendit, sot bën të njëjtën gjë

Publikuar më:

Kurti dikur akuzonte PDK-në për bllokim të konstituimit të Kuvendit, sot bën të njëjtën gjë

Zvarritja e konstitutimi të Kuvendit nga VV-ka ka bërë që të zhvleftësohet edhe një kritikë e Albin Kurtit ndaj qeverive të më hershme. Insistimi i VV-së në zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamnetare bie në kundërshtim të madh me qëndrimet e Albin Kurit që kishte në vitin 2014 dhe 2017.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, në tetor të vitit 2014, i pari i VV-së e akuzonte ashpër PDK-në se qëllimshëm po e zvarriste konstituimin e Kuvendit.

Gjatë një seance të thirrur nga koalicionin VLAN, i cili ishte formuar nga partitë që kishin humbur zgjedhjet e atij viti, Kurti thoshte se vetëm në shtete të kapura është ka Qeveria pa Kuvend.

“Në mandatin e kaluar, qeveria vazhdimisht e ka luftuar Kuvendin e konstituuar, tash ajo po do që ta vonoi konstituimin e Kuvendit. Te shteti i kapur Kuvendi është i panevojshëm dhe prish punë. Në shtetin e kapur ka qeveri pa Kuvend, ka pushtet pa shtet. Prandaj, konstituimi i Kuvendit të Kosovës është vështirësuar”, kishte thënë Kurti, raporton Nacionale.

Më tej, ai pretendonte se nuk kishte qeveri në Evropë që funksiononte pa mbikëqyrje të Kuvendit.

“Cila është ajo qeveri në Evropë apo edhe me gjerë që për propozimin e saj për kryetar të Kuvendi një herë i ka 47 vota prej 120, e mandej bie në 44, por prapë se prapë insiston të mbetet në pushtet? Nuk ka këso qeveria askund”, vijonte Kurti.

Madje, ai e kritikonte PDK-në, e cila aso kohe kërkonte marrëveshje politike për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Sipas tij, një gjë e tillë ishte kundër kushtetuese.

“Në vend se të vijnë këtu në Kuvend dhe të diskutojmë, PDK thotë se nuk ka fare Kuvend pa marrëveshje paraprake me të. Nëse është kështu, atëherë ta shkruajmë Kushtetutën prej fillimit, sepse marrëveshje para Kuvendit është Kushtetutë e re. Ka kuptim marrëveshje para qeverisë, marrëveshje para kuvendit është Kushtetuta”, kishte thënë Kurti.

Ajo që po bën VV-ja prej 15 prillit, kur ka filluar seanca konstituive, është krejt e kundërta e asaj çfarë kishe thënë Kurti në seancën e 8 tetorit të vitit 2014.

Të hënën e kësaj jave, në vazhdimin e radhës të seancës konstituive, nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, kishte dalë në foltoren e Kuvendit dhe kishte kërkuar ndihem e partive tjera për të votuar propozimin e VV-së për kryetare të Kuvendit.

Madje, ai kishte kërkuar marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.

“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept duhet ta kishte edhe kryetari i Kuvendit. Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi, mirëpo kjo e njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët”, ka thënë Konjufca.

Pas konfirmimit se VV-ja nuk i ka numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, partitë tjera dhe shoqëria civile kanë kërkuar nga VV-ja që ta propozoi për kryeparlamentar një kandidat konsensual, i cili do t`i merrte edhe votat e opozitës së deridjeshme.

Përfaqësuesit e VV-së në mënyrë kategorike e kanë refuzuar një gjë të tillë, duke thënë se partitë tjera nuk mund të ua imponojnë kandidatin për të parin e Kuvendit.

Edhe refuzimi i VV-së për të nxjerr një kandidat konsensusal është në kundërshtim të madh me atë çka thoshte Albin Kurti sa ishte në opozitë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, VV-ja nuk kishte treguar aspak vullnet politik për të mbështetur koalicionin PAN në zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Meqenëse ky koalicion nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta bërë Kadri Veselit kryetar të Kuvendit, Albin Kurti kishte propozuar në kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit.

“Nëse kandidati i paraqitur nga PAN-i nuk do të marrë votat e duhura, atëherë kandidati ynë i përbashkët do të mund të votohet në seancë”, kishte thënë Kurti nga foltorja e Kuvendit.

Ai kërkonte që ky koalicion nuk duhet të propozonte për këtë post ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

“Nëse nuk i ka votat zotëri Veseli, unë jam i bindur që në mesin e ka shumë kandidat që i kanë votat”, kishte thënë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.