Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, propozoi gjatë mbledhjes së KQZ-së që për zgjedhjet lokale të tetorit 2025 qytetarët të informohen përmes maskotave dhe “majmunave” në rrugë, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se aktualisht po dështojnë në edukim dhe informim, duke vënë në dukje mungesën e një qasjeje tërheqëse dhe inovative, si edhe rëndësinë e përdorimit të platformave si TikTok për të arritur më mirë publikun.
“Po jap vërejtjet që unë i kam, që i kam lexu. Krejt kjo çështje më duket se nuk ka marrë, pres njëfarë vijë, a din qysh thojnë jo krejt fytyrat janë karakteristike. Ka naj fytyrë me një vijë shumë karakteristike. Te ne nuk po shoh diçka që themi “wow”, qitu e kemi një mjet, ka mu ba diçka, i pashë tabelat, edhe tekst edhe tabela ka copy paste, gjuha është e mirë. Por ne po dështojmë në edukim dhe informim, nuk e kemi të mirë, kemi diskutu disa herë, unë nuk jam një mjeshtër i informimit, bile s’jam hiç” – u shpreh ai