Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV-së ia huq me të madhe, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni

Publikuar më:

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat.

Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Canën në ATV, ajo ka vlerësuar se Kosova ka misione diplomatike dhe jo konsullore në Greqi dhe Poloni.

Një gjë të tillë e ka demantuar Cana, duke thënë se misionet diplomatike krijohen kur dy shtete njohin njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, edhe nëpërmjet një verifikimi në rrjetet sociale dhe në uebfaqet zyrtare të misioneve konsullore, mund të konfirmohet se në këto dy shtete, Kosova nuk ka misione diplomatike.

Pjesë nga debati:

Edon Cana: Sa për sqarim për publikun: Unë kam jetu 10 vite në Angli dhe e kam kryer shkollimin në London School of Economics, ku njerëzit nuk mund të shkojnë as tek personat në fjalë ta ëndërrojnë atë shkollim. Kjo zonja nuk e din se as çfarë është misioni diplomatik, sepse në Athinë ne nuk e kemi misionin diplomatik.

Arbëreshë Hyseni Kryeziu: Nuk e ke pasë kur ke qenë ti.

Edon Cana: Është Zyra Ndërlidhëse, ja u tregoj edhe emrin kush shërben aty, nuk e ka statusin diplomatik.  E dyta, nuk është mision diplomatik.

Arbreshë Hyseni Kryeziu: E ka ngritur statusin, por je i painformuar. Ke mbetur i pa ‘apdejtum’.

Edon Cana: Mu po më vjen marre që kjo zonjë nuk ka njohuri themelore. Për me pasë status diplomatik, duhet dy shtete me e njoftë njëri-tjetrin dhe me i dërgu… Ju nuk i dini gjërat themelore. E dyta, Misioni jonë në Poloni nuk është mision diplomatik por është mision konsullor.

Arbresha Hyseni Kryeziu: Vetë fakti që kemi hapur zyre të konsulatave dhe misioneve diplomatike në vende të ndryshme të Evropës…

Edon Cana: Çka është kjo zyrë e konsulatave? Ka Konsullata, jo zyre të Konsullatave

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.