Kriza në LDK-në e Vushtrrisë – Vetëshpallja e Xhafer Tahirit si kandidat thellon përçarjet

Publikuar më:

LDK-ja në Vushtrri po përballet me një krizë të thellë të brendshme, e cila u manifestua qartë në mbledhjen e sotme të kryesisë së degës lokale.

Takimi, ku ishin ftuar edhe kryetarët e nëndegëve, u mbajt në mungesë të madhe të pjesëmarrësve, duke pamundësuar formimin e kuorumit dhe rrjedhimisht edhe marrjen e ndonjë vendimi të vlefshëm.

Burime brenda partisë bëjnë të ditur se mungesa e shumicës së anëtarëve të kryesisë dhe e përfaqësuesve të nëndegëve nuk ishte rastësore, por pasqyrim i gjendjes së tensionuar dhe përçarjes së thellë të LDK në nivel lokal.

Xhafer Tahiri u vetëshpall kandidat për kryetar të komunës –  veprim që nuk u prit aspak mirë nga partia.

Mungesa e figurave të rëndësishme të LDK-së në këtë mbledhje u interpretua si një bojkot i heshtur ndaj drejtimit aktual të degës.

Në këtë klimë të paqartë, LDK në Vushtrri duket më  e ndarë, e zhgënjyer dhe pa një busull të qartë drejt zgjedhjeve që po afrohen.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.