Krasniqi i përgjigjet Abdixhikut për qeveri të “opozitës”: Numrat janë, unë i siguroj 10 vota të pakicave, pa Listën Serbe

Publikuar më:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria e unitetit e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të jetësohet.

Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet, pasi fillimisht është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e kam parë planin me të thënë të drejtën, për sa i përket propozimit unë jam deklaruar disa herë , një propozim i tillë për të pasur mundësinë e trajtimit serioz para se gjithash duhet me u shpreh të gjitha palët që kanë vullnetin dhe automatikisht që lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar mua më vjen keq që një gjë e tillë automatikisht bëhet e pamundshme. Sepse ideja e qeverive të tilla nënkupton që të gjitha palët të jenë në tavolinë dha ta diskutojnë”, ka thënë Krasniqi.
E sipas tij, në momentin kur mungon njëra parti siç është rasti i Vetëvendosjes, duket që automatikisht të merret parasysh propozimi që ka dhënë PDK-ja.

“Në momentin kur mungon Vetëvendosja i bie që kthehemi të propozimi që e kemi dhënë si PDK, qeveria e partive të ish opozitës. Unë gjithmonë jam i hapur për ta diskutuar qeverinë që do ta krijonim si PDK me LDK-në, AAK-në dhe Nismën dhe një gjë të tillë jo vetëm që e kemi vullnetin, por e kemi edhe përkushtimin për ta jetësuar nëse edhe LDK-ja e ka vullnetin e tillë”, tha Krasniqi për rtv21.

Ai madje garantoi se nëse LDK-ja do ta pranonte propozimin e tyre, ai personalisht do t’i siguronte 10 votat nga partitë e minoriteteve, pa përfshirë Listën Serbe.

“Numrat i kemi, sepse matematika është kokëfortë, nëse LDK-ja i ka 19 deputetë që e votojnë qeverinë e opozitës së kaluar, atëherë numrat i kemi, sepse bëhemi 51 dhe unë marr përsipër me i pas edhe 10 vota tjera nga partitë minoritare, po jo nga Lista Serbe, kështu që matematika është shumë e thjeshtë , numrat janë nëse ka vullnet, nëse s’ka vullnet, numra s’ka kurrë”, u shpreh Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.