Kosovari vdes pasi bie nga lartësia

Publikuar më:

Një burrë ka ndërruar jetë sot rrugës nga Peja në drejtim të Rugovës.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, ka konfirmuar se i ndjeri ka rënë nga një lartësi përskaj rrugës.

“Në kilometrin e shtatë në drejtim të Rugovës, një burrë ka rënë nga një lartësi më ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, është shprehur Gashi përmes telefonit.

“Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me zjarrfikësit kanë arrit që ta nxjerrin trupin dhe rasti është duke u hetuar. I ndjeri ka dalë nga vetura, ku ka qenë më shokët e tij, por rrethanat si ka rënë poshtë nuk dihen”, njofton Policia.

JU REKOMANDOJMË