Kosova po investon 57 milion në remonte dhe 20 milion humbi në arbitrazh për Contour Global por nuk ka Kosovë të Re pasi qeveria Kurti e anuloj dhe humbi rastin ne arbitrazh
Në fund të vitit 2017, Qeveria e Kosovës e pati nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane, Contour Global, për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.
Ky pritej të ishte investimi më i madh i huaj në Kosovë.
Termocentrali “Kosova e Re” ishte paraparë të fillohet të ndërtohej në vitin 2020, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023. Jetëgjatësia e tij ishte llogaritur të ishte 40 vjet.
Por, në mars të vitit 2020, kompania Contour Global kishte njoftuar tërheqjen nga planet për ndërtimin e termocentralit, me arsyen se kompania nuk e ka ndër mend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por, po ashtu, edhe për arsyeje të ndryshimeve politike që kishin ndodhur në Kosovë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova B”, pas më shumë se katër dekadash, ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese.
Më tutje ajo është shprehur se me investim prej 56.5 milionë euro, të financuar tërësisht nga KEK-u, pa kredi, pa borxh, po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike.
Rizavanolli është shprehur se vetëm gjatë vitit 2025 pritet një rritje prej +15 MË në kapacitetin prodhues./