Shipoli mbetet pa rrymë, digjet trafoja kryesore

Publikuar më:

Në lagjen Shipol të Mitrovicës është ndërprerë energjia elektrike, pasi atje është djegur një trafo.

Një lexues ka dërguar pamje në “Jepi zë” ku shihet tymi duke dalë nga trafoja e kësaj lagjeje.

I njëjti tha se bëhet fjalë për trafon kryesore atje.

Ende nuk dihet nëse është shkaktuar ndonjë dëm i madh si pasojë e djegies.

JU REKOMANDOJMË