Kodra që e ka veriun në “pëllëmbë të dorës” i jepet FSK-së, do të ndërtohet bazë ushtarake

Publikuar më:

FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në Rajonin e Veriut, që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra.


Kodra që ka marrë emrin nga fshati ku gjendet, “Kodra e Cërrnushës”, i është dhënë FSK-së përmes vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

Në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet tani u vendos për t’ia dhënë FSK-së këtë Kodër, ndërsa të gjitha subjektet politike votuan Pro këtij vendimi.

Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s.

Duhet theksuar se Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zvecani si dhe një pjesë e Zubin Potokut.

JU REKOMANDOJMË