Koci i drejtohet Haxhiut: Tërhiqu, mos u bëj mashë e askujt

Publikuar më:

Sot do të tentohet për të 28-en herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ku Albulena Haxhiu nuk po merr votat e nevojshme.
Avokati Arianit Koci tha në “Rubikon” se sikur ta takonte kandidaten e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, para Kuvendit, do t’i kërkonte të tërhiqej.

“Shumë deputetë më ikën si minjtë. Haxhiut do t’i thoja tërhiqu, mos u bëj mashë e askujt, sepse kështu nuk po shkon. ”, u shpreh ai në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.

Më tej, avokati deklaroi se në Kuvend ekziston korrupsion masiv. Sipas tij, kur deputetët bllokojnë qëllimisht punën e parlamentit dhe minojnë seancat për të arritur përfitime apo pozicione politike, kjo përbën formë të korrupsionit pasiv.

“Haxhiut do t’i thoja tërhiqu, mos u bë mashë e askujt. Pse ky insistim, nëse 27 herë nuk po bëhet, me të vërtetë nuk ka kuptim kështu. Ky është mendimi im. Do t’i thoja, Albulenë tërhiqu sepse kështu nuk po shkon. Po dëgjoj teori, plane që ka elemente të korrupsionit pasiv. Nëse deputetë qëllimisht e bllokojnë kuvendin, qëllimisht i minojnë seancat për të arritur pozicione politike, kjo është korrupsion pasiv. Nëse nuk i ndal kërkush, 270 herë do të shkojnë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.