Kjo fotografi u bë arsye që Gjykata Speciale refuzoi lirimin e Thaçit

Publikuar më:

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht ndaj presidentit Hashim Thaçit, i cili po mbahet në Hagë.

Një nga arsyet që Specialja përdorë në këtë refuzim lidhet ndërhyrja në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Nga Specialja radhitin edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

E një tjetër arsye lidhet sa i përketë lirimit të Thaçit edhe me pasigurinë dhe frikën e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumete e Gjykatës Speciale.

Një nga arsyet e përdora nga Specialja është edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.