Kjo është zyrtarja policore që u vetëplagos, iniciohet procedurë penale për ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’

Publikuar më:

Është siguruar identiteti i zyrtares policore që u vetëplagos dje në qytetin e Prizrenit. Bëhet fjalë për Esra Çololar, pjesëtare e Policisë së Kosovës, e cila është e angazhuar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2025, teksa Çololar ndodhej jashtë detyrës zyrtare në shtëpinë e saj në Prizren. Derisa ishte duke manipuluar me armën zyrtare të shërbimit – një pistoletë e tipit Glock – arma është shkrepur aksidentalisht dhe ajo ka përfunduar me plagë në këmbë. Incidenti ka ndodhur në dhomën e gjumit dhe në ato momente ishte në dhomë edhe nëna e saj, rhonë burimet e Sinjalit.

Zyrtares i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka autorizuar nisjen e një procedure penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, meqë përdorimi i pakujdesshëm i armës zyrtare ka vënë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por potencialisht edhe të personave të tjerë.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet përkatëse, ndërkohë që priten vendime të mëtejme disiplinore dhe penale ndaj zyrtares.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.