Kjo është pasagjerja 24-vjeçare që humbi jetën në aksident, shoferi në gjendje të rëndë

Publikuar më:

Një tragjedi rrugore ka goditur fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt të dielën pasdite, kur një vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj ka përfunduar me një të vdekur dhe një të lënduar rëndë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 1 qershor 2025, rreth orës 14:43, kur një Audi A4, ka dalë nga rruga në rrethana që ende po hetohen.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja Blerta Rexha, 24-vjeçare, ndërsa shoferi i automjetit, Leutrim Azemi, 27-vjeçar nga Skenderaj, ka mbetur i lënduar rëndë.

Në vendin e ngjarjes fillimisht kanë ndërhyrë njësitet policore të Stacionit të Drenasit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Emergjencës në QKUK, Prishtinë.

Më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e trafikut rrugor, njësia e hetimeve të aksidenteve si dhe prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar procedurat për hetim të vdekjes.

Shkaku i saktë i aksidentit mbetet ende nën hetime, ndërsa organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin si “Hetim i vdekjes”, për të përcaktuar përgjegjësinë dhe rrethanat që çuan në këtë fatkeqësi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.