Kjo është gruaja e arrestuar për sulmin brutal ndaj motrës në Veri, përfundon në paraburgim

Publikuar më:

Në incidentin e rëndë që ndodhi para disa ditësh në Leposaviq, u përfshinë dy motra, njëra prej të cilave përfundoi në spital, e tjetra në Polici.

Për motive akoma të panjohura, e dyshuara e goditi brutalisht motrën e saj, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Seanca ndaj saj është mbajtur dhe tashmë është marrë vendimi.

Sinjali ka mësuar se në seancën dëgjimore të mbajtur, gjykata ka vendosur t’i caktojë masën e paraburgimit të dyshuarës Adrijana Radenovic.

Radenovic do të hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lidhur me rastin, për Sinjalin ditën e incidentit është deklaruar edhe Policia.

“Me datën 07.03.2025, Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) Leposaviq se një paciente me lëndime trupore (frakturë) ka kërkuar ndihmë mjekësore. Viktima pasi kishte pranuar trajtimin mjekësor ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj.

Policia ka arritur ta lokalizoj dhe të arrestojë  të  dyshuarën A.R 49 vjeçare e cila është intervistuar ne prani të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht motrën e saj, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.