Një aeroplan ka fluturuar sot për disa orë përreth kufirit të Kosovës.
Kjo u pa në faqen e Flight Radar nga një lexuese e Klankosova.tv, e cila më pas ka dërguar fotografi në redaksi.
Klankosova.tv u interesua për aeroplanin për të cilin nga Aviacioni Civil thanë se është i kontrolluar nga KFOR-i.
“Është aktivitet i kontrolluar dhe operuar prej KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e Aviacionit Civil të Kosovës.