KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Publikuar më:

Tri rrugë ilegale gjithsej të cilat i mbylli policia e Kosovës në veri të vendit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ka hapur para pak javësh KFOR-i. TËVË1 sjell sjellë pamje nga dy lokacione në Banjë të Zubim Potokut.

Rrugët janë dytësore, por edhe vështirë të kalueshme.

Lëvizjet të qytetarëve nuk vërehen, e shtëpitë janë të pakta.

Rruga që të shpije për në shtetin fqinj, në Banjë të Zubin Potokut në veri të vendit, frekuentohet nga banorët lokalë.

E në këtë lokacion, Tëvë1 ju sjell pamjet ekskluzive të rrugës ilegale e cila u përdor edhe me 24-shtator nga grupi terrorist serb, që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit, për çka menjëherë pas sulmit, policia e Kosovës departamenti i Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë mbylli këtë rrugë për të parandaluar kontrabandën por edhe grupet e ngjashme që mund të cenojnë sigurinë e vendit.

Por, para pak ditësh, e njëjta u hap nga pjesëtarë të trupave paqeruajtëse në Kosovë.

Siç ka mësuar televizioni, këtë rrugë tash mund ta përdorin shumë lehtë kontrabanduesit, por edhe grupet që mund ta cenojnë sigurinë e vendit.

Përveç këtij lokacioni, ngjashëm ka vepruar KFOR-i edhe në dy lokacione tjera duke i mbyllur llogoret e hapura nga Policia e Kosovës

Kjo ka ndodhur në këtë lokacion në Banjë në afërsi të Bërnjakut dhe ajo në fshatin Qirkoviq në Jarinje.

Këto rrugë tashmë po monitorohen nga NJSHN-ja përmes sistemeve dhe metodave të ndryshme për të siguruar zonat që cilësohen me rrezikshmëri në veri të vendit.

Për më tepër burime të tëvë1 bëjnë të ditur se rruga e Banjës në Zubin Potok së shpejti do të mbyllet nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Tëvë1, KFOR-i thotë se këto hendeqe janë mbushur për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.

“Për të shmangur çdo rrezik tensioni dhe keqkuptimi përgjatë ABL-së, KFOR-i pasi kishte informuar gjitha palët- duke përfshirë organizatat e Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Serbe, mori përsipër të mbush ato llogore nën mandatin e tij afatgjatë bazuar në Rezolutën e Sigurisë 1244 të OKB-së të vitit 1999 marrëveshjen ushtarake teknike, KFOR-i është autoriteti përfundimtar përgjegjës për integritetin dhe kontrollin e ABL”, thuhet nga KFOR-i për Twvw1.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në veri të vendit pas sulmit në Banjskë të Zveçanit janë mbyllur mbi 25 rrugë ilegale që janë shfrytëzuar nga kontrabandues të ardhur nga Serbia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.