Këta janë personat e arrestuar në Mitrovicë që dyshohet se bashkëpunuan me serbë për trafikim me armë

Publikuar më:

Gjatë ditës së hënë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka realizuar një aksion ku janë bastisur pesë lokacione në rajonin e Mitrovicës dhe Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të cilët dyshohet se janë përfshirë në trafikim me armë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal janë:

Esat Xhemajli – 52-vjeçar
Selman Selmani 44-vjeçar
Shemsedin Dobërlluka 53-vjeçar
Sabit Sahiti 38-vjeçar
Sheremet Jashari 68-vjeçar
Ndaj pesë të dyshuarve Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi që të njëjti dyshohet se në vazhdimësi kanë bashkëpunuar me persona ende të paidentifikuar të nacionalitetit serb nga veriu i Kosovës dhe Serbia, me qëllim që të furnizojnë, transportojnë dhe të shesin në mënyrë të paautorizuar armë zjarri dhe municion.

Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

njëzetë (20) armë (AK-47),
njëzetë (20) karikatorë AK 47,
dy automjete,
gjashtë (6) telefona si dhe
dokumente relevante për rastin.
Sipas kërkesës së Prokurorisë për paraburgim të cilën e ka siguruar Sinjali, në bashkëkryerje, të dyshuarit kanë arritur që të përgatisin një sasi të madhe të armëve, të cilat dyshohet se si destinacion të mundshëm kishin Gjermaninë.

Të dyshuarit kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast Gjykata u ka shqiptuar atyre masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji nën dyshimet se kanë kryer në bashkëkryerje veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.