Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë

Publikuar më:

Para dy netësh në lagjen Tavnik ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person vdiq nga plagët e marra nga thika.

I vrarë mbeti 26 vjeçari Albert Muja, nga qyteti i Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

E dje gjatë ditës u raportua se personat e dyshuar që po kërkohen nga Policia, janë Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi nga Mitrovica, të cilët janë në arrati.

“Jepi zë” ka pyetur Policinë nëse të dyshuarit janë arrestuar, por zëdhënësi Avni Zahiti ka thënë se ata persona ende janë në arrati.

Ndryshe, gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, Policia gjeti drogë e armë të gjata.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.