Këshilltarja e Kurtit e pyet Gjermaninë a i duhet Vitia për ta ndrequr situatën atje

Publikuar më:

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja e ka shqyrtuar mundësinë për t’i dalë në ndihmë Gjermanisë pas rasteve të shumta atje. Ajo ka pyetur nëse e duan Arben Vitinë që t’ua rregullojë situatën me COVID-19.

“Tung Gjermani. A ju duhet Arben Vitia për t’i vendosur gjërat në vend? Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Podrimja duke e shpërndarë një tabelë me shifrat e COVID në shtetet e botës.

Tutje, ajo ka shkruar se s’është sekret që Arben Vitia sipas saj ka menaxhuar vaksinimin shumë mirë.

“Qetësohuni. Është kohë fushate dhe s’është sekret që Arben Vitia e ka menaxhuar vaksinimin shumë mirë, tash Kosova është e para në rajon. E di se gjermanët pajtohen me mua dhe s’do ta marrin këtë si ofendim”, ka shkruar ajo.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.