Kërcet dajaku mes katër grave në një sallon bukurie  – tri motra dhe një tjetër arrestohen

Publikuar më:

Një përleshje fizike mes katër femrave ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen e Spitalit në Prishtinë, duke alarmuar policinë dhe përfunduar me ndalimin e të dyshuarave për 48 orë.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 9 qershor rreth orës 15:30 në lokalin “Sibora Nails” në rrugën “Konstandin Kristoforidhi”, ku ka shpërthyer një konflikt fizik mes E.S, 33 vjeçare, A.R, 31 vjeçare, M.S,28 vjeçare – motra mes vete, dhe L.A, 23 vjeçar.

Sipas dëshmisë së pronares së sallonit, S.E., 22 vjeçare, e cila njoftoi policinë, konflikti nisi kur motrat kishin hyrë në lokal për të “diskutuar” me L.A lidhur me një mosmarrëveshje të mëparshme – por takimi përfundoi në përleshje fizike.

Të dyshuarat janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me urdhër të Prokurorit Kujdestar janë ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga njësia përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.