Kërcënon Goran Rakiç: Do të largohemi nga institucionet e Kosovës nëse nuk formohet Asociacioni

Publikuar më:

Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se përfaqësuesit e kësaj partie do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, nëse formimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk fillon muajin e ardhshëm dhe përfundon brenda këtij viti. 

Largimi i përfaqësuesve serbë përfshin edhe komunat veriore, sipas ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë.

“Nëse bisedimet në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës për formimin e Asociacionit nuk fillojnë në nëntor, ne po i informojmë të gjithë faktorët relevantë në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel se do t’i lëmë të gjitha pozicionet në Prishtinë, në veri dhe se kryetarët e komunave do të japin dorëheqjen. Fundi i vitit është afati i fundit për formimin e Asociacionit”, theksoi Rakiq në konferencën për shtyp, transmeton RTS.

Rakiq ndër të tjera konfirmoi se Lista Serbe pas bisedimeve me presidentin Aleksander Vuçiq ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që zhvillohen nesër në Kosovë.

Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk e ka në plan ta shkarkojë Rakiqin që doli kundër vendimit të Qeverisë që të luftojë kontrabandën në të gjithë vendin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.