KEK-u njofton se është ndalur njësia B2: Do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve

Publikuar më:

Në njoftim thuhet se ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sot, rreth orës 01:08min. është ndalur  njësia B2. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) të paraqitura në kaldajë. Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024.”, thuhet në njoftim.

Nga KEK-u bëjnë të ditur se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.