Katër të vrarë në Israel, përfshirë një 10-vjeçar, pas sulmit iranian në Bat Yam – ende ka të zhdukur

Publikuar më:

Katër persona, përfshirë një djalë 10-vjeçar, humbën jetën në një sulm me raketa të lëshuara nga Irani në qytetin bregdetar të Bat Yamit, në Izraelin qendror.

Ndërkohë, autoritetet izraelite raportojnë se disa persona të tjerë janë ende të zhdukur nën rrënoja, raporton CNN.

Sipas shërbimit kombëtar të emergjencës Magen David Adom (MDA), përveç fëmijës, viktima janë edhe një grua 60-vjeçare, një 80-vjeçare dhe një vajzë, mosha e së cilës nuk është konfirmuar.

Sulmi ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit, kur një ndërtesë u godit drejtpërdrejt nga një raketë. Pamjet e transmetuara nga vendi i ngjarjes tregojnë ndërtesën me fasadën e shkatërruar dhe grumbuj rrënojash, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe qentë e kërkimit vazhdojnë operacionin për gjetjen e të mbijetuarve.

“Nuk kemi ende një numër të saktë të të zhdukurve, por shumë njerëz nuk janë në kontakt me familjarët e tyre. Tani përqendrohemi në kërkimin nën rrënoja”, deklaroi kryebashkiaku i Bat Yam, Tzvika Brot, në një deklaratë për Reuters.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.