Kapet në flagrancë kosovari në Dibër – po priste klientin për t’i shitur kokainë

Publikuar më:

Një kosovar ka rënë në prangat e policisë shqiptare pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën po e shpërndante në qytetin e Klosit.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin L.H., i lindur në Kosovë dhe me banim në Tiranë, i cili u ndalua në kuadër të operacionit të koduar “Pritja”.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, arrestimi ndodhi në Rrugën e Arbërit, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij, efektivët gjetën një pako me kokainë. Hetimet kanë zbuluar se lënda narkotike ishte destinuar për një person tjetër, me të cilin 36-vjeçari kishte arritur marrëveshje për shitje.

“Në Rrugën e Arbërit, në qytetin e Klosit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar, kapur dhe arrestuar shtetasin L. H., 36 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën ky shtetas po priste t’ia shiste një shtetasi me të cilin kishte bërë marrëveshje më parë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të blerësit që do të merrte drogën, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin e shpërndarjes.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.