Kanosi pronarin e lokalit “Palma” në Mitrovicë, 36-vjeçari kapet me thikë dhe alkool rreth 20 metra larg lokalit

Publikuar më:

Kanosjet dhe kërcënimet me armë po vazhdojnë të jenë shqetësim serioz në vend, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve. Në një rast të fundit, një person ka shkaktuar panik duke kanosur me armë një qytetar në një lokal publik, çka ka alarmuar autoritetet e rendit.

Një rast i tillë është raportuar dje, në lokalin “Palma” në rrugën Kral Peter, në Mitrovicën e Veriut, ku një person i armatosur ka kanosur pronarin dhe qytetarët përreth.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 15:25, Policia është njoftuar për një shtetas të Kosovës të dyshuar për mbajtje të armës dhe kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pronarit të lokalit. Pas daljes në vendngjarje, njësitet patrulluese kanë marrë përshkrimin e të dyshuarit dhe rreth 20 metra larg lokalit kanë arritur ta lokalizojnë atë.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për Zivojin Ivkoviq, rreth 36-vjeçar, i cili është hasur me një thikë të hapur në dorë dhe një shishe alkooli, duke i rezistuar arrestimit. Pas neutralizimit, ai është dërguar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka zbardhur detajet e fundit për kanosjen në Mitrovicë të Veriut.

“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin Z.I 36 vjeç, disa metra larg vendit të ngjarjes. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkooli dhe dokumentet personale të tij”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.