Kandidatët që po synojnë të zgjedhen anëtarë Bordi në Ujësjellësin “Mitrovica”

Publikuar më:

Në Bordin e Ujësjellësi po synon të zgjedhet edhe pensionisti e përkrahësi i VV-së, Muharrem Peci, i njohur për punësimin e jashtëligjshëm të vajzës në Ujësjellës dhe Kumrije Aliu që po synon ta vazhdojë ta mbaj poziten e kryesueses.

Bashkë me ta janë edhe 11 kandidatë tjerë, por ajo çka bie në sy janë shumica nga qytete tjera dhe jo nga rajoni i Mitrovicës.

Muharrem Peci është shumë aktiv me komente nëpër faqe të ndryshme në përkrahje të kryeministrit Kurtit.

Por, emri i Pecit u ishte rikthye në skenë, pasi është zgjedhur nga Qeveria si anëtar i Bordit të Trepçës, shkruan “Jepi zë”.

Muharrem Peci, mbahet mend që kishte punësuar vajzën e tij në KRU “Mitrovica”, kur ishte zëvendëskryeshef i kësaj kompanie në vitin 2017. Arta Peci Ujkani, vajza e Pecit kishte siguruar pozitë të lartë në KRU Mitrovica.

Skandalet e tilla nuk e kishin penguar Qeverinë Kurti që të zgjedh Muharrem Pecin anëtar bordi në Trepçë. Ndërsa Peci tani po synon të rikthehet sërish në Ujësjellsin e Mitrovicës po në një pozitë tjetër.

Sigurisht për një vend po synon ta mbajn Kumrije Kelmendi Aliu, e cila ka besimin e plotë nga qeveria pasinqë ka qenë zëri i tyre në bord, duke vendosur gjithmonë sipas preferencave dhe rekomandimeve qeveritare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.