Kamishi i reagon Komandant Remit: Kurti e ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së

Publikuar më:

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Rrustem Mustafës, lidhur me deklaratën e tij se kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar.


Ai e ka pyetur Mustafën se ku ka luftuar me Kurtin, meqenëse, siç ka thënë, askush nuk i ka parë bashkë.

Tutje, Haxhiu ka thënë se Kurti ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK’së.

“Rem, për luftën tënde nuk ka dilema, por të gjithë e dimë që Albini ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së , ai është përcaktuar për zyre politike.

Të thoje se Albini ka qenë pjesë e zyres politike të UÇK-së në Prishtinë të udhëhqur nga Adem Demaqi është OK dhe është e vërtetë.

Por te thuash e kam bashkëluftëtar, ia ke humbur kuptimin fjalës BASHKËLUFTOJ…”, ka shkruar Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.