Të dielën në emisionin “Kallxo Përnime” transmetohet hulumtimi mbi dyshimet serioze për keqpërdorime në organizmin e “Darkës së Lamës” nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ndiqni detajet si u faturua një duaj kashtë 8 euro e 20 centë.
Dyshime për shmangie të procedurave të prokurimit për faturën e dekorimit të “Darkës së Lamës” në vlerë totale prej 5 mijë e 575 euro e 90 centë.
Si u tërhoq fatura nga Ministria pasi u dorëzua nga kompania dhe çfarë komunikimi i parapriu këtij veprimi?
Dyshime se pagesa prej 5 mijë eurove u pagua “cash” nga një zyrtar publik i Ministrisë.
Për këto, por edhe shumë detaje të tjera, ndiqeni hulumtimin e plotë të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe KALLXO.com.