Kadri Veseli s’po lejohet në të pame, po mbahet i mbyllur në shtëpi

Publikuar më:

Kadri Veseli, që po mbahej në Qendër të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij.

“Jepi zë” ka siguruar edhe një foto të shtëpisë së Veselit në Mitrovicë, e ku shihet se shtëpia e tij po ruhet nga forca të shumta të EULEX-it.

Gazeta merr vesh se ish-kreu i PDK-së nuk po lejohet që të marrë pjesë në të pamen e babait të tij dhe i njëjti po mbahet në shtëpi ku po ruhet nga forca të shumta të EULEX.

Ndryshe, ardhja e Veselit në Kosovë është konfirmuar edhe Dhomat e Specializuara.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Babai i Veselit vdiq mëngjesin e së mërkurës pasi i njëjti ishte i sëmurë qe një kohë të gjatë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.