Ismet Ferizi: Bahtiri më ka shkarkuar për shkak të listës së drejtorëve që atij s’i ka pëlqyer

Publikuar më:

Ish-Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Ismet Ferizi, ka thënë se është shkarkuar nga kjo pozitë për shkak të procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të rinj të shkollave në këtë qytet.

“Arsye e shkarkimit është se komisioni i kuvendit komunal është përcaktuar për një listë kandidatësh për drejtorë që nuk i kanë pëlqyer kryetarit Agim Bahtiri”, është shprehur Ferizi, njofton Klan Kosova.

“Kam biseduar me komisionin dhe i kam lënë të lirë të vendosin mbi bazat e parimeve jopolitike. Është momenti i fundit që arsimi të depolitizohet. Këtë herë është zgjedhja e kandidatëve jo sipas përkatësive partiake por sipas cilësisë”.

Ferizi në Edicionin Special ka thënë se kumti për shkarkim i është dhënë të premten e javës së kaluar nga kryetari Agim Bahtiri.

“Të premten më ka thirr në zyrën e nënkryetarit Faruk Mujka dhe Drejtori i Inspekcionit Fidan Ademi dhe më ka pyet se si ka shkuar puna e drejtorëve. Agim Bahtiri është çuar nga vendi dhe ka thënë: “Nuk guxon ta propozosh filan fistekun dhe nga ky moment je i shkarkuar”.

Ndërkohë, Bahtiri ka thënë se Ferizi u shkarkua pasi shfaqi tendenca diskriminimi, ku e citoi të ketë thënë se “sa jam unë drejtor, nuk do të punësohen në arsim gra me mbulesë”.

Madje, ai ka thënë se e ka nënshkruar listën siç e ka hartuar komisioni i ngritur nga Drejtoria e Arsimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.