Ismajl Kurteshi i VV-së kapet “mat” në takim me serbin Periq, pak ditë para zgjedhjeve

Publikuar më:

Ismajl Kurteshi nga VV-ja është parë në një kafeteri me ish-nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Bozhidar Periq, e që nga mediat lokale u tha se Kurteshi po kërkon mbështetje për zgjedhjet që do të mbahen më 14 nëntor.

Por, kjo u demantua menjëherë nga Kurteshi, duke thënë se Periq është nga komuna e Parteshit dhe nuk ka të drejtë vote në Gjilan.

Megjithatë ai e ka pranuar se është takuar me Periqin që është nga komuniteti serb, por thotë se takimi është bërë në një vend publik.

“LDK në Gjilan e ka publikuar sonte një foto nga një takim i rastit me ish nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z. Periq në Qendrën Tregtare “AGMIA’ Në Gjilan, kinse për të kërkuar vota për VV-në.

E vërteta është se: 1. Zoti Periq është nga Komuna e Parteshit dhe nuk ka te drejtë vote në Gjilan. 2. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan nuk e ka mandatuar askënd për të negociuar me subjektet tjera në lidhje me koalicionet. 3. Takimi ka ndodh në vend publik ku ka pas shumë qytetar dhe ka kamera”, shkroi Kurteshi në Facebook.

Kujtojmë se në komunën e Gjilanit në balotazh kanë shkuar kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe kandidati i VV-së, Alban Hyseni.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.