Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, do të dalë para Gjykatës në Serbi.
Ai është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.
MPJD ka thënë se Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës.
Ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake sot në ora 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.
Spahiu po mbahet aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, në rajonin e Vojvodinës.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, sipas të cilit Spahiu është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.
Ish-polici i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi, del sot para Gjykatës

Publikuar më: