Ish-policit special të Kosovës që u arrestua në Serbi, i caktohen 30 ditë paraburgim në Suboticë

Publikuar më:

Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit të Njësisë Speciale Operative (NJSO) në Policinë e Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga autoritetet serbe, pas dy ditësh ndalim, shkruan “Jepi zë”.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

Sipas Kocit, paraburgimi është vendosur “pa asnjë provë apo bazë faktike”, dhe ai ka kërkuar reagim të qartë nga institucionet më të larta të Republikës së Kosovës.

“Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit,” ka shkruar ai.

Ai thekson se asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të lihet i vetëm në raste të tilla të përndjekjes padrejtësisht. Në mungesë të veprimit institucional, Koci ka paralajmëruar se do të marrë vetë hapa konkretë.

“Punën që nuk po e bën shteti i Kosovës – po më duhet ta bëj unë,” shton ai, duke bërë të ditur se të hënën do të niset drejt Suboticës, ku ndodhet i ndaluar klienti i tij.

Rasti i Spahiut vjen në një periudhë tensionesh të rritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë shtuar rastet e ndalimeve të ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës apo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga autoritetet serbe.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.