Ish-këshilltari i ministrit Liburn Aliu dhe dy aktivistë të VV-së shpërblehen me tender nga pushteti

Publikuar më:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dhënë një kontratë prej 317 mijë eurosh për angazhimin e nëntë ekspertëve në programin e banimit të përballueshëm. Lista e personave të angazhuar është e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes. Driton Tafallar, ish-këshilltar i ministrit Liburn Aliu, Abdyl Gashi, ish-kryetar i Vetëvendosjes në Artanë, dhe Atdhe Arifi, që njihet si person i afërt me Vetëvendosjen, janë kontraktuar nga ministria. Insajderi sjell detajet.

“Kontraktimi i nëntë ekspertëve për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës”, i ka hapur rrugë shpërblimit të njerëzve që i kanë shërbyer VV-së.

Njoftim për dhënie të kontratës u dha ditën e djeshme, 04.06.2025 nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lista që u publikua, ka emra të njohur që tashmë fituan mijëra euro.

Me mbi 43 mijë euro, kontratë mori Driton Tafallari, që ishte këshilltarë, për Ndërtim dhe Banim në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai u angazhua si “Arkitektë – 1 Profesionist i fushës së politikave të banimit – Udhëheqës i Njësisë për Banim të Përballueshëm dhe Social”.

Pas, tij kontratë ka marrë Atdhe Arifi, aktivist i njohur nga VV.

Arifi për pozitën, Arkitektë – Profesionist të fushës, mori 35 mijë euro.

I pyetur nga Insajderi se a ka ndikuar afërsia e tij me VV-në që të dal fitues, ai nuk iu përgjigj pyetjes por dha ‘leksione’ për gazetari.

“Kjo pyetje është tendencioze, si gazetare dashur të shtrohet rreth kritereve dhe punëve të realizuara si ekip“, tha ai.

Në tenderin e dhënë nga kjo ministri, bën pjesë edhe Abdyl Gashi, ish-kryetar i Vetëvendosjes në Artanë.

Për pozitën, Ekonomist – Profesionist të fushës, Gashi mori 34 mijë euro.

Gashi, i cili u angazhua për këtë program ka qenë kryetar i degës së Vetëvendosjes komunën e Novobërdës

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.