Ish-deputetja Rrezarta Krasniqi po flitet si kandidate e LDK-së për kryetare të Vushtrrisë

Publikuar më:

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflitet si një nga emrat potencialë për garën për kryetare të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Krasniqi nuk ka mohuar mundësinë e kandidimit, por theksoi se ende nuk është marrë një vendim zyrtar nga strukturat e partisë në nivel lokal.

“Ende nuk është vendosur asgjë. Ne e kemi një kryesi të degës që merr vendimin, dhe pastaj ajo e dërgon propozimin në Kryesinë e LDK-së në nivel qendror. Jemi duke pritur se kur do të mbahet takimi,” tha ajo për Reporteri.net.

Pos Krasniqit, për të parin e komunës së Vushtrrisë, si kandidat i LDK-së përflitet edhe Xhafer Tahiri, i cili në zgjedhjet e fundit e humbi pushtetin pasi u mund nga Ferit Idrizi i PDK-së.

Një tjetër emër i përfolur brenda LDK-së është edhe Adnan Lahu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.