Isa Mustafa e quan të sëmurë dhe adoleshent ministrin Peci

Publikuar më:

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar gjatë ditës së sotme ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili u deklarua për rezultatin e zgjedhjeve lokale duke përmendur edhe disfatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës ‘Guxo’.

Peci i tha Mustafës se LDK-në e ka sjellë në skaj të ekzistencës, duke e vënë partinë e tij, në dispozicion të PDK-së, kurdo që ajo ka pas nevojë.

Tutje, Peci e ka akuzuar Mustafën se ka qenë gjithmonë në dispozicion të Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ajo ka pasur nevojë.

E për të gjitha këto fjalë e akuza, Isa Mustafa ka thënë se i vjen keq që të lëshohet në nivelin e ministrit Peci, duke e cilësuar atë “adoleshent politik”.

“Më vjen keq të lëshohem në nivel të një adoleshenti politik, i cili mban pozitë ministri, i cili ka shfrytëzuar pozita në qeverinë kur unë isha kryeministër. Çfarë të thuash për njerëz që i ke përkrahur, e të cilët tani si xhon turq në VV sillen dhe komunikojnë me mungesë të edukatës elementare”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai ka thënë se vetë fakti që ministri Peci reagon në këtë mënyrë, flet për gjendjen e tij psikologjike dhe shpirtërore.

“Vet fakti që reagon në këtë mënyrë flet për gjendjen e tij psikologjike dhe shpirtërore. Unë nuk jam mjek që t’i ndihmoj”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.