Irani sulmon Izraelin me raketa, sulmi më i gjatë që nga fillimi i luftës

Publikuar më:

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit.

Ushtria izraelite u dha udhëzime banorëve të strehohen në hapësira të mbrojtura.

Bëhet e ditur se krisma të forta u dëgjuan nga raketat që fluturonin mbi Jerusalem, shkruan SkyNews.

Media izraelite raportuan se një raketë goditi zonën e Lachish, në jug të Jerusalemit.

Raportet thonë se afërsisht 15 raketa iraniane u lëshuan në valën e fundit të sulmeve.

Sipas vlerësimeve paraprake, sulmi zgjati pothuajse 40 minuta, duke e bërë atë një nga sulmet më të gjata raketore iraniane që nga fillimi i luftës.

Deri më tani nuk ka të lënduar të raportuar, por janë regjistruar sulme të shumta në vende të ndryshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.