Inxhinieri e gjen një bateri të vjetër të Trepçës, ndan një përvojë të rrallë: “Më e rëndë dhe më e qëndrueshme se ato të sotmet”

Publikuar më:

Inxhinieri Sabit Aliu ka ndarë një përvojë interesante që hedh dritë mbi cilësinë e dikurshme të prodhimeve industriale në Kosovë, krahasuar me ato të sotmet, ka shkruar “Jepi zë”.

Ai ka gjetur pas 35 vjetësh një bateri të vjetër të prodhuar nga fabrika e Trepçës, tip 12V55Ah, dhe vendosi ta peshojë për kurreshtje.

“E mata në peshore dhe doli pesha specifike 17.10 kg — më e rëndë se një akumulator i sotëm 12V75Ah,” shkruan Aliu në një postim në Facebook.

Për krahasim, ai peshoi edhe një bateri moderne me të njëjtin kapacitet (12V55Ah) të cilën e gjejmë sot në treg, dhe ajo rezultoi të kishte vetëm 12.79 kg, pra rreth 4 kg më e lehtë se ajo e prodhuar në Trepçë.

“Dhe çuditemi pse tani afati i qëndrueshmërisë është shumë më i shkurtër se sa ka pasur bateria e prodhimit tonë në Trepçë,” shton ai me një ton kritik ndaj cilësisë së produkteve të sotme.

Sabit Aliu shpreh keqardhje për faktin që fabrika dikur prestigjioze si Trepça sot janë lënë në mëshirën e fatit dhe shumë prej makinerive e aseteve të saj janë trajtuar si mbeturina.

“Në tregun e Kosovës hynë gjithçka, e fabrika jonë ka mbetur në mëshirën e fatit, kohës dhe shitjes për mbeturina,” përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.