Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, i dyshuari identifikohet nga Policia

Publikuar më:

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Lagjen e Boshnjakëve në very, ku persona të panjohur kanë dëmtuar përmendoren e dëshmorit Avni Koshtova, duke vendosur mbi të një stikers, e përveç saj janë dëmtuar edhe dy vetura.

Mbrëmë u raportua se disa persona kanë shpërthyer gomat e dy veturave, e motivet e kësaj nuk dihen akoma.

Si pasojë e këtij incidenti, në vendin e ngjarjes janë grumbulluar dhjetëra njerëz, të cilët më pas janë shpërndarë me ndërhyrjen e Policisë.

E nga Policia kanë bërë të ditur se në lidhje me këtë rast mbrëmë janë intervistuar katër persona, ndërsa njëri nga të dyshuarit tashmë është identifikuar.

“Mbrëmë i kemi intervistuar katër persona, tash jemi duke i identifikuar të gjithë të tjerët, dhe njërin prej tyre e kemi identifikuar si person të dyshimtë për dëmtim kriminal, apo edhe shtytje në vepër penale”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e këtij rasti i cili është cilësuar si “Dëmtim kriminal”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.