Idrizi: Qeveria na ka shkaktuar shumë telashe në realizimin e projekteve

Publikuar më:

Kryetari i Vushtrrisë, Ferid Idrizi ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohet në menaxhimin e kësaj komune.

Idrizi tha se këto probleme po vijnë si pasojë e mosrealizimi të kontratës koletive nga ana e Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke i shkaktuar pushtetit lokal atje edhe vonesa të tjera.

“Këtu ka pasur shumë projekte, investime kapitale, mallra dhe shërbime që i kanë marrë prej të gjitha kodeve buxhetore, i kanë marrë edhe prej subvencioneve. P.sh ne për disa muaj i kemi zvarritur paret, nuk kemi mundur t’i paguajmë, i kemi pasur të planifikuar 120 euro, madje ne patëm planifikuar edhe që ta rrisim këtë shumë”, tha ai në Klan Kosova.

“Ne po ashtu nuk kemi mundur t’i paguajmë edhe një pjesë të subvencioneve për bujqit. P.sh subvencionimin për 5 cent në liter të qumështit, ujitjen e tokave etj”, deklaroi Idrizi.

Kreu i Vushtrrisë theksoi se është dashur po ashtu që disa projekte t’i shtyejne ose siç tha ai t’i cungojnë për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.