I riu nga Mitrovica poston video me armë në TikTok – Policia bastis shtëpinë e tij

Publikuar më:

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok, ku një i ri shihet duke mbajtur një armë në dorë, ka alarmuar autoritetet dhe ka çuar në bastisje të shtëpisë së tij në fshatin Koshtovë, rruga “Adriatiku”.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se personi i identifikuar është Arian Hasani, 22 vjeçar, i cili kishte shpërndarë një video ku ekspozonte një armë zjarri. Pas kësaj, Policia, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka ndërmarrë veprime për kontroll të shtëpisë së tij.

Gjatë bastisjes, arma e paraqitur në video nuk është gjetur. I dyshuari ka deklaruar në intervistim se videon e kishte realizuar gjatë qëndrimit të tij në Gjermani dhe sipas tij, arma gjendet ende atje.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, dhe hetimet janë në vazhdim për të konfirmuar rrethanat dhe vërtetësinë e deklarimeve të të dyshuarit.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e hetimeve ndërkombëtare në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.